Shkëlqen Gashi është shndërruar menjëherë në protagonist në skuadrën e tij të re, jo në fushën e lojës, por në një “sprovë” që kanë kaluar disa shokë të skuadrës për të gërmëzuar emrin e tij. Ekipi i Colorado Rapids ka publikuar në faqen zyrtare një video ku shihet qartë sa të vështirë e kanë pasur kolegët e Gashit gërmëzimin e emrit të tij.

Pas shumë vështirësive në plotësimin e dokumenteve përkatës, Gashi ka zhvilluar dhe stërvitjen e tij të parë më skuadrën e re. Gashi surprizojë të gjithë teksa u larguar nga Bazel për tu transferuar në kampionatin Amerikan të futbollit.
(er.shk/BalaknWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb