Kur jeni të martuar ose në një lidhje afatgjatë, është e natyrshme të shihni ndryshime “në shtrat”. Kur çiftet sapo kanë nisur romancën, shpesh ka një periudhë të lartë të marrëdhënieve intime, thotë terapisti Ian Kerner, autor i librit “So Tell Me About the Last Time You Had Sex”.

Megjithatë, me kalimin e kohës, faktori i monotonisë rrjedh natyrshëm dhe frekuenca seksuale mund të ulet, ndërsa çiftet nuk kanë më të njëjtën dëshirë dhe epsh si në fillim.

Libido natyrale e gjithsecilit është e ndryshme, thotë eksperti, ku për disa dëshira për marrëdhënie intime mund të jetë e përditshme, ndërsa për disa më e rrallë.

Dëshira e njerëzve për raport intim gjithashtu mund të luhatet bazuar në faktorë të tillë si stresi, gjumi, mjekimet, dieta dhe ushtrimet fizike.

Eksperti thotë se nëse një çift po përballet me një mospërputhje mes dëshirave seksuale, kjo nuk do të thotë se jeta juaj seksuale është e dështuar.

Edhe nëse jeni në një “marrëdhënie pa marrëdhënie intime”, kur çiftet nuk e mbajnë mend herën e fundit që kanë kryer seks, ose kanë kryer më pak se 10 herë në vit, sipas Kerner, ka ende shpresë.

Sipas një studimi të vitit 2017 nga Archives of Sexual Behavior, një çift i martuar mesatar amerikan kryen seks 56 herë në vit, që është rreth një herë në javë. Ekspertët sugjerojnë se mesatarisht një çifti i martuar kryen marrëdhënie intime 51 deri në 52 herë në vit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: