Yjet në tapetin e kuq të SAG Awards 2019 janë shfaqur me veshje elegante dhe pak të ‘rrezikshme’.
Duket se ka qenë pikërisht kjo linja e yjeve të kinemasë duke gjykuar nga look-u i zgjedhur për eventin e zhvilluar në Los Angeles dhe që i paraprin çmimeve Oscar.
Gjithë shkëlqim është shfaqur pikërisht Lady Gaga, me një fustan të bardhë të Dior, i sapo prezantuar në sfilatat e Parisit.
Një tjetër tonalitet plot gjallëri ka sjellë Emily Blunt, me një fustan ngjyrë rozë të Michael Kros. Perfekte është shfaqur Glenn Close, njësoj si veshjet e zgjedhura nga pjesa më e madhe e meshkujve. Ja një galeri me veshjet e yjeve.