Recetë nga znj Eneida
Përbërësit

1/2 qepë e thatë
2 speca të kuq
2 patëllxhanë
1 lugë salcë domatesh e koncentruar
2 lugë arra
Piper i kuq
Piper i zi
Majdanoz i freskët
Kripë
pergatitja

Fillimisht vendosim në pjekje patëllxhanët me specat që i lyejmë me vaj ulliri paraprakisht. Më pas i vendosim në një qese që të mos marrin ajër dhe i lëmë disa minuta. Ndërkohë, në një tigan me vaj ulliri skuqim qepën, shtojmë pak ujë që të gatuhet mirë dhe shtojmë salcën e domates. I gatuajmë bashkë. Nxjerrim patëllxhanët dhe specat nga qesja, u heqim lëkurën të dyjave, i bëjmë copa-copa dhe i shtojmë në tigan. I gatuajmë pak bashkë, shtojmë piper të kuq, të zi, kripë, majdanoz si dhe arrat e kaurdisura nga lart.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: