Nga: ZONJA VJOLLCA*

Sallatë me bizele dhe finok

400 gr bizele

1 finok

100 gr hurma arabie

½ tufë koriandër

1 tas kos

2 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë

Piper

Kardamon

Vendosim në tenxhere një litër ujë me një lugë çaji kripë. E lemë ujin të vlojë dhe më pas shtojmë bizelet dhe i lemë të ziejnë për 2-3 minuta. Më pas i kullojmë dhe i vendosim në ujë të ftohtë. Presim finokun në shirita dhe e bashkojmë me bizelet dhe hurmat të prera në copëza në një tas sallate. Trazojmë në një tas të vogël 100 ml kos me koriandër, kardamon dhe 2 lugë vaj ulliri dhe e shtojmë këtë salcë mbi sallatë duke e lënë të marinohet mirë për të paktën 20 minuta. Pjesën tjetër të kosit e përdorim për të shoqëruar sallatën në formën e dhallës duke i shtuar pak kripë dhe pak ujë.

(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb