Nga: ZONJA VJOLLCA*

SALLATE ME FASULE

300 gr fasule të ziera

3 tufa majdanoz

1 kokërr domate

1 kastravec

100 gr djathë

½ lëng limoni

Vaj ulliri

Kripë

Piper i zi

Bëjmë gati përbërësit: grijmë majdanozin shumë hollë, kastravecin, djathin dhe domaten vetëm tulin e saj i presim në kubikë. Të gjithë këta përbërës i vendosim në anë të pjatës në formë rrethore dhe në qendër vendosim fasulet duke i spërkatur me vaj uliri, lëng limoni, kripë dhe piper.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: