Nga: ZONJA KATERINA
4 patëllxhanë
200 gr djath të bardhë
2 kokrra domate
1 tufë nenexhik
2-3 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi

Presim patëllxhanët në feta, i spërkasim me kripë, piper të zi dhe pak vaj ulliri dhe i vendosim në furrë për 15-20 minuta ose i vendosim të piqen në një tigan që nuk ngjit.

Presim domatet në kubikë duke i larguar lëngun dhe i trazojmë me nenexhik dhe me djathë të bardhë të thërrmuar.

Në një pjatancë servirim sallatën duke vendosur 1-2 feta patëllxhan. Mbi patëllxhan vendosim një lugë domate me djathë, përsëri 1-2 feta patëllxhan dhe domate me nenexhik dhe djathë. Në fund e spërkasim me pak vaj ulliri të freskët.

(er.cu/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb