Prej disa kohësh qarkullojnë zërat se Salsano Rrapi nuk do të drejtojë sezonin e ardhshëm të spektaklit ‘Portokalli’. Aktori Erdit Asllanaj ka përforcuar këto zëra duke publikuar një foto në rrjetet sociale.

“Nëse ikën Salsano nga ‘Portokallia’ Madonna ka premtuar se do zhvishet nudo! Le të lutemi të gjithë për Salsanon… që të iki!”- ka shkruar “Drejtori i Portokallisë”.

Ndoshta aktori ka bërë humor pasi në dorë mban një nusepashka, prandaj mbetet të shohim nisjen e sezonit të ri të ‘Portokalli’ për të mësuar kush do jetë prezantuesi.

Kujtojmë se pak kohë më parë televizioni hapi konkursin për moderatorë për drejtimin e spektaklit ‘Portokalli’

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: