Emmanuel Frimpong, ish-futbollist i Arsenal, nuk është kursyer me fjalët kur pyetet për Samir Nasri. Në sezonin 2011/2012 kur të dy ishin pjesë e “topçinjve” ka patur jo pak përplasje mes tyre.

Gjithçka ka nisur pas humbjes 2-0 kundër Liverpool, si shkak i një kartoni të kuq të marrë nga Frimpong (19 vjeç në atë kohë) në minutën e 70-t kur rezultati ishte 0-0.

“Kur ndeshja përfundoi, ishim në dhomat e zhveshjes dhe prisja që Ëenger të ishte i inatosur me mua. Por në fakt ishte shumë i qetë dhe për çudi Nasri erdhi dhe më tha se ndeshjen e humbëm prej meje.

Unë isha një djalë i ri, nuk dija se çfarë po bëja, dhe isha shumë i zhgënjyer. Ndihesha sikur kisha zhgënjyer të gjithë dhe ai po më fajësonte vetëm mua, kështu që nuk më pëlqeu.

Ai gjithmonë më ngacmonte dhe madje njëherë më tha në stërvitje se po të donte mund të më blinte. Nuk e kam qejf atë djalë për shkak se është një idiot. Nuk do ta respektoja kurrë.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb