Teksa pritet që të nisë Samiti i BE ku do të vendoset nëse do të çelen apo jo negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vjen një mesazh nga Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Ky i fundit thekson se BE i merr shumë seriozisht shqetësimet bullgare, ndërkohë që pritet që Bullgaria të miratojë propozimin për Maqedoninë e Veriut. Mes të tjerash ai i bëri thirrje palëve të përmbushin angazhimin e tyre.

“Ne i bëjmë thirrje Parlamentit dhe të gjitha palëve që të përmbushin angazhimin e tyre dhe ta vendosin propozimin në dhe në axhendën e Kuvendit për miratim sot siç është propozuar. Opozita e Boyko Borissov tashmë ka treguar lidership duke e hedhur propozimin në tryezë. Ne kemi nevojë që të gjithë të bëjnë të njëjtën gjë. BE-ja duhet të lëvizë. BE i merr shumë seriozisht të gjitha shqetësimet bullgare dhe tani ato janë pjesë e procesit të negociatave. Momenti për vendime të përgjegjshme është tani. Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e Bashkimit tonë Europian. Së bashku do të jemi më të fortë.”, thuhet në mesazhin në Twitter të Varhelyit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: