Presidenti i Ukrainës është shprehur se Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse më samitin e Paqes që pritet të mbahet më 15 – 16 qershor në Zvicër.

Përmes rrjetit social X, Zelensky konfirmon se ka pasur telefonatë me kryeministrin Edi Rama ku mori garancinë për pjesëmarrjen e samitit.

Postimi i Zelenskyt:

I telefonova kryeministrit Edi Rama, një miku të mirë të Ukrainës lidhur samitin e ardhshëm të Paqes dhe falenderova kryeministrin që konfirmoi pjesëmarrjen e Shqipërisë atje. E informova gjithashtu kryeministrin Rama edhe për situatën e fushëbetejës, konkretisht për mbrojtjen e rajonit të Kharkiv. Ne diskutuam gjithashtu vijimin e bashkëpunimit tonë në fushën e mbrojtjes.

664e0c83370b2whatsapp Image 2024 05 22 At 16.58.48
664e0c83370b2whatsapp Image 2024 05 22 At 16.58.48

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: