TIRANE – Në një bashkëbisedim me gazetarët, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli e vuri theksin në samitin që pritet të zhvillohet në Varshavë. Ministrja theksoi se Shqipëria mbështet politikën e dyerve të hapura dhe do të mbështesë fort anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Varshava do të presë 60 kryetare shtetesh dhe kryetarë qeverish. 60 delegacione do të diskutojnë për mënyrën se si do të qaset rreziku që vjen nga lindja. Në samitin e Varshavës ne do të jemi të vëmendshëm për të dëgjuar aleatët dhe partnerët. Kemi qenë mbështetës të politikës me dyer të hapura. Kemi qenë mbështetës të anëtarësimit të Malit të Zi. Jemi mbështetës të fortë të dy vendeve që po punojnë të aderojnë në NATO, siç është Kosova dhe Maqedonia. Një diskutim i rëndësishëm do të jetë marrëdhënia NATO-Serbi, si një vend që nuk do të anëtarësohet por të bashkëpunojë.”- deklaroi Kodheli.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb