Teksa liderët e Ballkanit Perëndimor u mblodhën dje në Shkup, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një sërë takimesh. Kreu i qeverisë shqiptare ka postuar në Instagram foto ku shfaqet në takim me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, James O’Brien.

“Me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, James O’Brien në vigjilje të darkës së punës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE🇦🇱🤝🇺🇸”, shkruan Rama. Ndërkohë kryeministri postoi mbrëmë dhe foto krah liderëve, mes tyre Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiç.

“Shkup – Përpara darkës së punës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE”, shkruante Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: