Ish-ambasadori Agim Nesho, në një lidhje skype në rubrikën “Opinion” në News24, tha se samitet e mbajtura më 28-29 shkurt në Tiranë, sidomos ai për Ukrainën, i kanë shërbyer oligarkëve në rajon për të vendosu rposturën si elementë që sjellin paqen në Ballkan.

Ai u shpreh se sa i përket Shqipërisë, shteti është i kapur dhe politika po e çon vendin drejt një regjimi putinesk.

Nesho nuk la pa përmendur hipokrizinë e Serbisë me pjesëmarrjen në Samit, ndërkohë që mbështet politikat e presidentit rus Vladimir Putin.

“Pozitive ishte që edhe Shqipëria merret me një çështje të rëndësishme siç është ajo e Ukrainës, që ndan sistemet autokratike me ato perëndimore.
Samitet, sidomos ai i Ukrainës shihen nga shtypi perëndimor si evenimente.

Shteti në Shqipëri i kapur dhe politika po e çon vendin drejt një regjimi putinesk. E njëjta po ndodh edhe në rajon dhe Serbi. Serbia ka nisur procedurën e zbimit të kundërshtarëve të Putinit.

Ka një hipokrizi që u shpreh në një samit ku Shqipëria dhe Rama kanë qenë indiferent ndaj porosive të Zelenkskyt, si në rastin e hapjes së kufijve për turistët rusë.

Duhet përshëndetur një samit i tillë, por i shërbeu interesave të oligarkëve në Ballakn për të vendosur staturën e tyre si elementë që sjellin paqen në Ballkan”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: