TIRANË – Drejtuesja e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në PD, Ilda Zhulali, e ftuar në emisionin Open në News 24, duke komentuar Samitin për Ukrainën që u mbajt në Tiranë, deklaroi se roli i Shqipërisë në luftën që zhvillohet në Ukrainë është shumë i vogël. Ajo tha se vendi ynë jep shumë pak ndihma për Ukrainën, në raport me shtetet e Perëndimit.

“Roli i Shqipërisë për luftën e Ukrainës është thuajse i papërfillshëm. Vendi ynë ka dhënë shumë pak ndihma për Kievin. Edi Rama në mënyrë qesharake i jep leksione Gjermanisë dhe Francës, Kanadasë, Japonisë, BE-së, që kanë dhënë miliarda euro për Ukrainën. Patjetër, që Shqipëria është solidare për atë që po ndodh në Ukrainë, e kanë identifikuar Rusinë si agresorin në konflikt dhe kanë identifikuar Ukrainën si vend viktimë.

Ne kemi interes edhe të avancojmë interesat tona. Një nga interesat e Shqipërisë është njohja e Kosovës nga Ukraina, por që Rama nuk e tha. Takimi nuk kishte shumë rëndësi, por përkundrazi u minua në disa çështje”, deklaroi Zhulali.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb