Samsung po punon për krijimin e gjeneratës së gjashtë të serive Galaxy Note. Sipas një burimi kinez, pasardhësi i Galaxy Note 5 do të ketë 6GB RAM, ekran me prekje 5.8 inç (ndoshta me rezolucion QHD), kamerë të pasme 12 megapikselë, 64GB ose 128GB memorie (ndoshta edhe 256GB). Sa për krahasim, Galaxy Note 5 ka 4GB RAM dhe ekran 5.7 inç.
Ndërsa një tjetër burim thotë se Galaxy Note 6 do të marrë certifikimin IP68, që do të thotë se do të jetë i papërshkueshëm nga uji dhe pluhuri, shkruan krokodili. Telefoni mund të përmbajë gjithashtu një skaner të syrit në anën e pasme, që do të përdoret për të zhbllokuar telefonin me sy. Galaxy Note 6 thuhet se do të prezantohet para muajit qershor.
(ed.me/BalkanWeb)
