Shoqata GSM, një shoqatë e cila përfaqëson interesat e operatorëve te telefonisë mobile në mbarë botën, në ndarjen vjetore të çmimit “Global Mobile Awards” në MWC 2017, ka emëruar “Samsung Galaxy S7 Edge” si “Smartfoni më i Mirë i vitit 2016” në kategorinë e “Celularët dhe pajisjet më të Mira”.
“Samsung Galaxy S7 Edge” ishte (dhe ende është) pajisje e mrekullueshme, dhe është bërë edhe më e mirë me përditësimin e tij në Android Nougat. Në të vërtetë, ky model rezistoi duke pasur parasysh problemet që pati Galaxy Note 7.
Kur përdoruesit e Note 7 u detyruan që të kthejnë smartfonat e tyre për shkak të defektit me baterinë, shumica kanë menduar që t’i ndërrojnë me Samsung Galaxy S7 Edge. Në fund të fundit, Note 7 kishte ekran mjaftueshëm të madh dhe kombinimin e njëjtë të procesorit me RAM memorien. E vetmja gjë që i mungonte ishte lapsi S-Pen, ekrani më i madh dhe skaneri Iris.
(el.sp/BalkanWeb)
