Samsung është një nga prodhuesit e telefonave që prodhojnë procesorët e tyre për celulare.

Telefoni më i fundit i kompanisë posedon procesorin Exynos 9810, së bashku me modelin Snapdragon 845 të Qualcomm për telefonat S9 / S9 +.

Nëse raportet e fundit janë të sakta, Samsung tashmë ka filluar të zhvillojë një procesor për Galaxy S10.

Raporte nga burime të besueshme nga Kina tregojnë një listë të projekteve dhe është sugjeruar që kompania e Koresë së Jugut po përgatit Exynos 9820 nga janari i këtij viti.

Kjo nuk është një surprizë, pasi zhvillimi i procesorit nuk është i lehtë dhe zgjat shumë kohë përpara se çipi të aprovohet për përdorim në pajisje. Pa dyshim, Exynos 9820 do të jetë pasuesi i modelit Exynos 9810, i cili përdoret në telefonat Galaxy S9 / S9 +, si dhe në modelin Galaxy Note9 më vonë këtë vit. Specifikimet teknike të çipit të ri janë të panjohur për momentin, por nuk ka gjasa që Samsung të kalojë në një proces 7nm për Exynos 9820, pasi kompania nuk ka linja prodhimi të gatshme për këtë përpjekje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: