Renato Sanches i dha fund sot dilemave për të ardhmen. Klubi i PSG zyrtarizoi firmën me mesfushorin portugez, në një postim në rrjetet sociale sot pasdite. Sanches foli për kanalin zyrtar të kampionëve të Francës, ku u shpreh i lumtur për transferimin.

“Jam shumë i lumtur që jam në Paris. Këto ditët e fundit kanë qenë shumë të rëndësishme për mua dhe familjen time. Jam i sigurt që kam bërë zgjedhjen e duhur, zgjodha Paris Saint-Germain sepse mendoj se është projekti më i mirë për mua. Qëndrimi në Francë është i rëndësishëm, sepse tashmë e njoh këtë kampionat”.

Trajneri Galtier- Ai është një trajner i mirë, e njoh mirë dhe më bëri të rritem shumë kur mbërrita në Ligue 1. Së bashku arritëm të fitojmë ligën edhe me Lille. Bëmë një punë të mirë dhe jam i lumtur që punoj me të, si dhe me anëtarët e stafit të tij. Puna me një trajner që njihni gjithmonë i bën gjërat më të lehta. Komunikimi është më i lehtë” – Tha ai.

U7

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: