Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në News 24 këmbënguli për diferencat në realitetin politik të Kosovës dhe Shqipërisë.

Duke u ndalur tek gara zgjedhore, ai u shpreh se ne kemi zgjedhjet më të gabuara të mundshme.

“Këmbëngul tek diferenca e realiteteve. Kosova më pak i ngjan Shqipërisë se çdo vendi tjetër. Është shoqëri e paidealizuar që ia lë vetes luksin të bëjë kapërcime si kjo e Vjosa Osmanit. Mbani në konsideratë faktin se si u zhvilluan dhe pranuan zgjedhjet. Sistemi ynë i bazuar tek mosbesimi, mbi këtë tezë është ngritur gjithë sistemi. Roje pas rojesh kemi zgjedhjet më të gabuara të mundshme. Jemi futur në një rreth vicioz që kalojmë nga roja tek roja dhe do bëhemi të gjithë roje duke mos gjetur më roje. Realiteti atje është krejt tjetër.

Unë besoj se VV po të shohësh kurbën do arrinte edhe pa Vjosa Osmanin aty ku është. Ajo shkoi tek partia kundërshtare, kurse këtu s’ndodh kjo gjë”,- tha Lleshaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb