Detaje të reja kanë dalë në dritë nga djegia e makinës në aksin nacional Korçë Pogradec, në afërsi të Maliqit.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se makina është furnizuar me gaz në një pikë karburanti. Sapo ka dalë nga aty, mjeti është përfshirë nga flakët duke shkaktuar panik te drejtuesi i pasagjerit.

Drejtuesi dhe pasagjeri, kanë thënë se kanë dëgjuar 3 shpërthime njëra pas tjetrës dhe në kushte të tilla, kanë humbur kontrollin e kanë dalë nga rruga.

Sakaq, në videon e siguruar nga “BalkanWeb” shihen shtëllunga të mëdha tymi në ajër të shkaktuara nga mjeti që po digjet, ndërkohë zjarrfikëset e spërkasin makinën me ujë për të shuar flakët. Pas këtij procesi, makina shihet totalisht e shkrumbuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb