SARANDË- Një 50-vjeçare ka tentuar të vetëmbytet në det, ndërsa është shpëtuar fal ndërhyrjes së një të riu. Ngjarja ndodhi ditën e sotme në qytetin bregdetar të Sarandës.

Mësohet se Dhurata Mullai nga Qafë-Gjashta ishte hedhur në det, në aksin Turizëm-Kanali i Çukës. Sapo ka parë skenën, i riu Erjon Quku është hedhur në det dhe ka shpëtuar nga mbytja gruan.

Ndërkohë, nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar 50-vjeçaren që ti jepte fund jetës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: