SARANDË- Një i moshuar ka humbur jetën në qytetin e Sarandës pasi banesa e tij është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në Fshatin Llazat të komunës Livadhja, ndërsa viktima është Spiro Papa 80 vjeç. Banesa me haur është djegur plotësisht, ndërkohë mësohet se i moshuari jetonte vetëm pasi fëmijët i ka në emigrim në Greqi.

Paraprakisht dyshohet e shkak i zjarrit ka qenë një shkëndije elektrike. Shërbimi zjarrfikës dhe policia në vendngjarje kanë mundur të nxjerrin trupin e viktimës nga banesa. Mësohet se banesa ku ka rënë zjarri ndodhej e veçuar nga shtëpitë e tjera të fshatit dhe nuk ka pasur rrezik për përhapje të flakëve.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb