Viti 2020 na ka vënë në provë të rëndë, por është gjithashtu një një pikë kthese që na bëri të kuptojmë rëndësinë për të qenë të bashkuar dhe të dobishëm, vlera nga të cilat duhet të rinisim, deklaroi presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, në një video mesazh përshëndetjesh për qytetarët europianë.

“Bashkimi Europian e ka rizbuluar veten më të fortë dhe më të afërt me qytetarët. Humanizmi i treguar është pasuria më e madhe që kemi”, shtoi ai.

”Gjeste të vogla solidariteti kanë mbajtur gjallë shoqëritë tona”, tha Sassoli, i cili fton të “reflektojmë mbi përparësitë sepse bota pas krizës do të jetë ndryshe dhe ne duam ta shfrytëzojmë këtë mundësi, të cilën ua kemi borxh edhe atyre që humbën jetën, për t’i dhënë jetës një ritëm të ri”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: