TIRANË
Kryeministri Edi Rama, teksa po diskutonte për lehtësirat që do të ofrohen për shërbimet e bizneseve dhe qytetarëve, në çështjet që kanë lidhje me institucionet shtetërore, foli dhe për “timonin”, një nga elementët më të rëndësishëm të fushatës së tij në 2017-ën.

Kryeministri tha se ai nuk di të ngasë makinën, por ka vetëm një timon, atë që populli ia dorëzojë në 2017-ën dhe ai do që ta mbajë përsëri, jo për vete, por për të birin e vogël dhe të gjithë fëmijët e tjerë.

“Po hyrja në universitet, me platformën sot si është, po si ishte para disa vitesh, koha kur u hodhën në fyt, e para LSI me Monikën që hodhën dheun me stresin e maturantëve. Por është stresi i LSI se nuk fuste në universitet kë të donte, nuk mundej që certifikatë hyrje për në universitet kishte testerën e LSI dhe jo rezultatet e paprekshme, sa keni vuajtur ju që ndizni makinën. Nuk flas me emrin tuaj, sepse unë s’e ngas makinën, unë një timon kam që ma dhatë në 2017-ën e nuk e dua për veten, por për ju, sepse dua që biri im ai i vogli të rritet këtu dhe ta lë shtëpinë sepse ka dëshirë të iki në një vend tjetër, e jo se nuk i mban shtëpia e tyre. Sa keni hequr për lejet e qarkullimit, të gjithë ndërveprimet, siç bëhet sot, revolucion. Po kush i bëri, Bill Gates? Se disa e thonë i solli koha, por pse nuk erdhi më herët. Nuk e kishim dëgjuar Shqipërinë digjitale, janë po ata që duan sot t’i rikthehen”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb