Deputeti i opozitës parlamenare, Myslim Murrizi është përplasur me kolegun e tij Adriatik Alimadhi për listën e 28 firmëtarëve për ndryshimet kushtetuese.

Alimadhi ka akuzuar se në vend të deputetit Kostaq Papa ka firmosur dikush emrin e tij tek një listë e cila ai nuk donte të ishte. Madje deputeti ka thënë se 28 deputetët janë të papërgjegjshëm dhe nuk dinë se çfarë kanë firmosur.

Murrizi nga ana tjetër i është kthyer duke i bërë me dije se as Alimadhi dhe as Papa nuk janë tek lista me 28 deputetë.

 

DEBATI NE KOMISIONIN E LIGJEVE

Alimadhi: Verifikoni listën. Kanë firmosur në vend të një deputeti nga Saranda që nuk ka firmosur vetë. Aty keni Kostaq Papën.

Murrizi: Disa diversione kur s’je nismëtar, është njësoj si të flasë Murrizi për Kushtetutën e Bosnjes.  Nuk është Kostaq Papa ashtu sikur nuk je ti. Apo s’po të vijmë pas avazit.

Alimadhi: Nuk dinë ç’farë kanë firmosur, dhe janë të papërgjegjshëm. Janë të papërgjegjshëm për propozimin që kanë bërë, jo se janë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb