Kryeministri nga Vlora ndau një histori të së shkuarës me një pedagoge të Harvardit, periudhë kur ishte kryetar i bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së tij në konferencën Ndërkombëtare “Drejt së Ardhmes: Qyteti im, Shtëpia ime” kreu i qeverisë tregoi historinë me transformimin e qytetit të Washingtonit.

“Duke dëgjuar se sa të kënaqur ishte Fatja dhe Erjoni me fqinjët, po mendoja, po të kishim danezët fqinj. Po shyqyr që kemi këta që kemi se ka dhe me keq (qeshin në sallë). Nuk dua të zgjatem, se u bë pak gjatë me standardet e vlonjatëve për të qëndruar ulur. Kjo është një temë që lë hapësirë për diskutime pa mbarim. Dua ta nis me një episod, nga një takim me një profesore të Havardait, e cila jep prej shumë vitesh politika publike. Që kur erdhi në Tiranë, në atë kohë isha kryetra bashkie, më pyeti nëse e dija se cili ishte leksioni i saj i parë në këtë universitet. I thash; se kam dëgjuar. Ajo më tregoi se cili ishte leksioni i parë. Studentët hynë në klasë dhe iu jepet të gjykimeve një panoramë satistikore e Washingtonit në fillim të viteve 30, pak para se ai të niste një proces transformimi të jashtëzakonshëm falë një kryetari bashkie. Panorama satistikore është e mbushur me situatë problematike, që nga borxhet te mungesa me ujë të pijshëm. Studentëve iu kërkohet që të shkruajnë panin se nga do e nisnin ata nëse do zgjidheshin kryetar bashkie. Ajo më tregoi se në asnjë rast nuk i kishte ndodhur që një student të pikaste pikërisht fillin aty ku e kapi kryetari i famshëm i bashkisë, që u bë pionieri i atij transformimi. Ai nuk e nis nga asgjë nga ato që duken dhe janë plagët e mëdha të qytetit. Washingtoni kishte në stacionin e trenit një monument me dy luanë në bronz dhe ai vend ishte pike më e populluar. Ai e nis me pastrimin dhe ndriçimin e dy luanëve.
Në gjithë këtë mjedis kaotik, të ndotur, pa asnjë rregull dhe pastërti, ata dy luanët e pastruar, e kthyer në ngjyrën e artë, e ndriçuar bukur, u kthyen në një burim energjie pozitive për këtë qytet. Ai ishte momenti kur filluan të shkruheshin artikuj për këtë qytet. Është një histori shumë e bukur, por jo e vetmja. për të treguar se si e bukura në mjedisin e përbashkët bëhet katalizator i një tërësie ndryshimesh që çojnë në transformim kulturor.”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: