Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti deklaroi se në të gjithë Tiranën procesi i numërimit ka ecur mirë, ndërsa pohoi se rezultati për kryebashkiakun e ri do të dalë sot natën.

Në një intervistë për gazetaren e News24 Klodiana Lala, Gjylameti tha se kanë marrë një vendimi që mos të ndërpritet procesi i numërimit të votave. Mes të tjerash ajo tha se Veliaj ka dhe do të ruaj një avantazh të thellë përballë rivalëve të tij.

“Në disa KZAZ ka pasur dhe pushime për shkak të lodhjes. Nuk janë në të njëjtën ecuri. Nga mëngjesi po përshpejtohet procesi i numërimit. Besoj se brenda ditës së sotme, në orët e vota, pritet të dalë rezultati për Tiranën. ZAZ35 ka një proces më të avashtë, se e mbaj mend ndër vite. natën është pak e vështirë dhe për kushtet që duhet të numërojnë numërimit. Besoj se e kemi parë që në të gjithë Tiranën ka qenë një klime e qetë.”, tha deputetja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: