Kryeministri Edi Rama po inspekton nga afër kantierin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Kreu i qeverisë shqiptare po sheh nga afër projektin bashkë me ish-presidentin e Kosovës dhe biznesmenin e njohur, Behgjet Pacolli si dhe ministren e Infrastrukturës, Beldina Balluku.

Sipas kësaj të fundit, ky aeroport do të ketë pistën më të madhe ajrore në vend.

“Sot në aeroportin e Rinasit kemi 58 fluturime në ditë. E kemi sqaruar dhe psikologjinë e këtij aeroportin, ku do të kemi edhe bizneset për mirëmbajtjen e avionit këtu, apo dhe plane të tjera që kemi për këtë zonë.”, tha Balluku.

Rama: A nuk e bëni dot më shpejt?
Balluku: Më shpejt nuk e bën dot, por në prill të 2024-ës.

Duke iu përgjigjur zërave skeptike, Ballukut, tha se ndërtimi është jashtë zonës së mbrojtur e sipas saj nuk do ketë asnjë ndikim negativ mjedisor.
“Këtu kemi pasur proces shumë të gjate me dëgjesa kemi kryer veprimtaritë që duheshin për lejen mjedisore. Kjo është zonë lagunore, ku ka disa specie zogjsh por ne i kemi marrë masat e kemi bërë procesin si kërkohet nga BE. Kjo është zonë ushtarake, pistë natyrale, nuk është zonë e mbrojtur. Nuk kemi pasur asnjë pjesë të futur në zonën e mbrojtur, dua ta sqaroj se ka pasur insinuata është jashtë zonës së mbrojtur e s’do ketë asnjë ndikim negativ mjedisor”, pohoi ministrja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: