Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, e ftuar në “News24”, deklaroi se seanca e parë parlamentare është një moment solemn dhe duhet t’i kushtohet çështjeve sociale e integrimit.

Ajo theksoi se arrestimi i kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta është politik dhe i pabazuar në prova. Sipas Xhixhos, Meta mbahet në izolim ekstrem dhe pa akuza konkrete. Ajo e konsideron këtë një goditje të qëllimshme ndaj Partisë së Lirisë, e cila, sipas saj, shihet si kërcënim për qeverinë.

Erisa Xhixho: Seanca e parë është moment solemn, është e betimi dhe është një seancë për të ndjekur çështjet sociale, të integrimit europian, të shtresave të ndryshme të shoqërisë. Lideri i Partisë së Lirisë është arrestuar me motivacion politik.

Beteja e z Meta vijon, sepse mbahet në izolim ekstrem pa fakte e prova. Padiskutim që arsyeja e arrestimit të Metës është për të goditur një forcë politike, që e rrezikon qeverinë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: