Avokati i Monika Kryemadhit kërkon që të mund të aksesojë dokumentet dhe përgjimet në USB që SPAK i ka vendosur në dispozicion.

Në seancën e sotme që po zhvillohet për dosje Meta-Kryemadhi, avokati i Monika Kryemadhit ka kërkuar që të mund të aksesojë dokumentet dhe përgjimet në USB që SPAK i ka vendosur në dispozicion.

Nga ana e tij Prokurori Sotir Kllapi, theksoi se USB që kërkohet ka të instaluar një program dhe se të dhënat mund të aksesohen.

“USB që kërkohet ka të instaluar një program. Të dhënat mund të aksesohen. Ne ua garantojmë që USB-ja është e aksesueshme dhe e ekstraktueshme. Por e pandehura mund të paraqitet dhe ta aksesojë vetë. Ne e kemi testuar të njëjtën USB që iu kemi vendosur në dispozicion.”, ka thënë ai.

Gjithashtu avokati ka kërkuar që Meta të mos qëndrojë në kafaz. SPAK është përgjigjur se ia lë gjykatës.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: