Mbahet sot seanca në Gjykatën e Posaçme. Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është nxjerrë nga kafazi i xhamit, nga ku zhvillohen seancat gjyqësore.
Në seancën e kësaj të enjteje Beqaj do të ulet në krah të avokatit të tij.
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj po gjykohet për akuzat e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën dhe grup i strukturuar kriminal, për dosjen “Sterezilizimi”.
8 të pandehurit e tjerë, përfshirë ish-zv/ministrin Klodian Rjepaj dhe biznesmenin që fitoi koncensionin, Ilir Rrapaj, janë dënuar në proces më vete me gjykim të shkurtuar dhe të dyve i është rrëzuar nga gjykata akuza e grupit të strukturuar kriminal.
