Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken doli pozitiv për COVID-19 të mërkurën, tha Departamenti Amerikan i Shtetit, duke shtuar se ai po përjetonte simptoma të lehta.

Kryediplomati amerikan, i cili është plotësisht i vaksinuar dhe i përforcuar, nuk e ka parë personalisht Presidentin Joe Biden për disa ditë dhe për këtë arsye Biden nuk konsiderohet një kontakt i ngushtë.

“Sekretari do të izolohet në shtëpi dhe do të komunikojë në mënyrë virtuale. Ai mezi pret të kthehet dhe të rifillojë detyrat dhe udhëtimet e tij të plota sa më shpejt të jetë e mundur, “tha Departamenti në një deklaratë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb