Gjykata e Posaçme ka zgjatur me 3 muaj afatin e qëndrimit në paraburgim për Nazif Ajroskin.

40-vjeçari nga Maqedonia e Veriut është shoferi i kamionit ku u kapën 324 kg kokainë në Portin e Durrësit në qershor të vitit 2021.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Ajrofski po hetohet nga SPAK për “Trafik të narkotikëve”, në bashkëpunim, “Grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerje veprash nga organizata kriminale”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb