TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sekuestrimit të 60 % të aksioneve të shoqërisë AgonSet, pjesë e së cilës është edhe televizioni Agon Channel.

Rama e quan sukses bllokimin e parasë së zezë që ushqente Agon Channel, ndërsa rastin në fjalë e ka përdorur për të sulmuar edhe opozitën dhe çështjen e ngritur prej saj, dekriminalizimin.

“Dekriminalizimi, gjethe fiku që bie e nxjerr cullak PD kur goditet krimi! Bllokimi i burimit të parasë së zezë që ushqente AgonCH një sukses!”, shkruan Rama.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: