Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka, në një deklaratë për mediat foli për sekuestrimin e inceneratorin e Tiranës nga SPAK.

Sipas Cakës, Bashkia e Tiranës prej 60 ditësh nuk i përgjigjet deputetes së PL-së, Monika Kryemadhi, duke shkelur ligjin për informimin publik. Ajo tha se për këtë i është drejtuar zyrës së Kryeministrit, Kryetares së Kuvendit dhe zyrës së Komisionerit për Informimin Publik.

“Në 12-qershor, Deputetja Kryemadhi i ka dërguar një letër me pyetje dhe kërkesë për informacion sipas ligjit kryebashkiakut Erion Veliaj. Pyetjet nuk synojnë asgjë tjetër përveç se transparencës. I kemi kërkuar informacionin e detajuar për sa tonë mbetje janë depozituar për çdo vit kalendarik. Që nga nisja e kësaj marrëdhënie kontraktuale të Bashkisë së Tiranës, deri në maj 2023. Kjo, shoqëruar me kopje të dokumentacionit zyrtarë që posedon bashkia ku vërtetohet shifra e deklaruar. Së dyti, informacionin e detajuar mbi pagesat e kryera çdo vit nga pagesa e parë deri në maj 2023, shoqëruar me kopje të dokumentacionit. Së treti, kopje të marrëveshjes së firmosur mes palëve dhe së katërti, një kopjet të vendimit të këshillit bashkiakë, nëse ka, për këtë marrëveshje”, bëri të ditur Caka.

“Edhe sot që flasim, pavarësisht se kanë kaluar rreth 60 ditë që kjo kërkesë zyrtare i është bërë bashkisë së Tiranës, e cila në bazë të ligjit të informimit publik dhe statusit të deputetit, do duhej që Bashkia e Tiranës të ishte bërë brenda dhjetë ditëve, por Erion Veliaj fshihet në zyrën e tij. Në këto kushte të paligjshmërisë, për refuzimin e dhënies së informacionit janë vënë në dije Kryeministri, Kryetarja e kuvendit dhe kemi dërguar ankesë te Komisionerit për të drejtën e informimit”, njoftoj Caka.

Më tej Caka tha se Prokuroria Speciale Antikorrupsion do duhet ta marri në pyetje Veliajn për çështjen e inceneratorëve.

“E dimë që Erion Veliaj e ka një mbrojtës nga pas, por edhe ai mbrojtës do ta lërë shumë shpejt, pasi data e skadencës së Veliajt po vjen shumë shpejt. Kam një thirrje dhe për SPAK, në rast se zyrtarët nuk vijnë në dyert tuaja për të dhënë shpjegime, keni ekskluzivitetin ligjor të vini ju në dyert e tyre. Pyesni nga Erion Veliaj, deri tek punonjësi i rangut më të ulët se çfarë është bërë me paratë e shqiptarëve dhe se si është ngritur skema e korrupsionit me inceneratorin e Tiranës”, përfundoi Caka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: