SHKODER– Policia kufitare e Shkodrës ka sekuestruar 4 çanta me 66 kilogram lëndë e dyshuar kanabis sativa në afërsi të Pikës Kufitare Hani i Hotit, në vendin e quajtur sipër Hidrovorit Hot, Malësi e Madhe.

Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër dhe nga shërbimet e D.V.P-Shkodër në bashkëpunim dhe me shërbimet e policisë të Grupit të Lëvizshëm Operacional (GLO), në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike kanë evidentuar dhe goditur një rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

Shërbimet e policisë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa persona po trafikonin lëndë narkotike në drejtim të kufirit me Malin e Zi, ushtruan kontroll në afërsi të Pikës Kufitare Hani i Hotit dhe nga krehja e zonës përreth u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 çanta me 66 kilogram kanabis.

Vijon puna për identifikimit dhe kapjen e autorëve të dyshuar të përfshirë në veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike mbetur në tentativë”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb