Mbi një kilogramë kokainë është sekuestruar nga autoritetet italiane në Portin e Brindisit.

Mediat përtej Adriatikut shkruajnë, se 1.180 kg kokainë e pastër është gjetur e fshehur brenda trupit të një kamioni. Sipas tyre, kamioni kishte ardhur nga Shqipëria.

Karabinierët kanë arritur të arrestojnë shoferin e kamionit, ndërsa identiteti i tij nuk bëhet i ditur.

Droga u pikas pasi iu nënshtrua skanerit dhe u kontrollua me qen anti-drogë.

Sipas raportimeve, nëse sasia e kokainës do të hidhej në treg, vlera e saj do të ishte mbi 400 mijë euro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb