Publikohen për herë të parë fotot e ndërtesës së selisë së ambasadës së Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, e vendosur në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo ambasadë, do të shërbente si një nga rezidencat diplomatike më të rëndësishme të Tiranës zyrtare, jo vetëm në kontinentin amerikan, por edhe në mbarë botën. Në vitin 1955 kur ajo u inagurua, dhe deri në 1972-in, selia diplomatike e Republikës Popullore të Shqipërisë në OKB, do të qëndronte në rrugën 86 të zonës 446 East. Më pas nga viti 1972 dhe deri në 1990-ën, zyrat e saj u transferuan vetëm pak metra më poshtë në rrugën 87, të zonës 250 East, të New Yorkut.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri