Ndeshja e tretë e Botërorit, e dyta për ditën e sotme, do të jetë ajo mes Holandës dhe Senegalit, e vlefshme për Grupin A. Të dyja skuadrat do të kërkojnë maksimumin, për t’u barazuar me Ekuadorin. Holanda dhe Senegali do të përballen për herë të parë në histori me njëra-tjetrën.

Këto dy kombëtare janë kualifikuar për herë të parë të dyja së bashku në një Botëror. “Tulipanët” dështuan të presin biletën në dy Botërorët e tjerë ku afrikanët morën pjesë, 2002 dhe 2018. Tulipanët nuk kanë humbur asnjëherë kundër ekipeve afrikane, kanë 3 fitore dhe 1 barazim.

Është pjesëmarrja e 11-të e Holandës në një Kupë Bote, por e vetmja skuadër që ka dalë tri herë në finale të një Botërori dhe nuk e ka fituar kurrë trofeun. Nga ana tjetër, Senegali nuk do të ketë liderin e skuadrës, Sadio Mane.

Trajneri Luis Van Gaal u shpreh se ishte tifoz i tij dhe i vjen keq që nuk do të jetë, por nga ana tjetër përmend faktin se nuk do të jetë e lehtë, pasi Senegali është kampion i Afrikës. Gjithashtu, numri një i stolit të portokallinjve është i bindur se ka një grup më të mirë se ai i vitit 2014, ku Holanda nën drejtimin e tij zuri vendin e tretë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb