Treni serb me slogane kundër shtetit të Kosovës që provoi të futet në Kosovë është një kujtim, më shumë se simbolik, për luftërat brutale të viteve 1990 në Ballkan, shkruan “DEBKA File, ueb-sajti i inteligjencës ushtarake në Izrael.

Dy ushtri janë gati për betejë; 60.000 trupa serbë, dhe vetëm rreth 6.000 trupa të Forcës së Sigurisë së Kosovës, shkruan ky sajt, që citon edhe presidentin serb Tomislav Nikoliç, i cili tha se “nëse serbët do vriten, do ta dërgojmë ushtrinë në Kosovë”.

“DEBKA” shkruan se në Ballkan ka pasur luftëra të tmerrshme, por që me ndihmën amerikane dhe mbështetjen për vendet myslimane si Bosnja e Kosova, është mundësuar një stabilitet i përkohshëm, sipas “Klan Kosova”.

Kjo politikë mbështetjeje për Kosovën nga Amerika ka vazhduar nga presidenti Bill Clinton e deri tek Barack Obama, por duket se kjo epokë ka përfunduar me trenin serb të nisur për Kosovë, vijon “DEBKA”.

Sipas këtij sajti treni serb do të provojë të futet përsëri në Kosovë pas inaugurimit të Donald Trump President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Nëse sulmohet nga forcat policore të Kosovës atëherë ushtria serbe do të ndërhyjë dhe do të futet brenda, por edhe nëse nuk sulmohet, ushtria serbe pritet të marshojë pas trenit”.

“Kosova do të kërkojë ndihmë për këtë ndërhyrje, por në vitin 2017 ky vend le ta harrojë mbështetjen nga ndonjë vend evropian, madje as nga Gjermania”.

Sipas këtij sajti izraelit, i cili bën analiza të vlefshme por nuk tregon burimt, Trumpit kjo ndërhyrje do t’i paraqitet si një përpjekje për të ndaluar radikalizimin islamik në Evropë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: