Monika Kryemadhi në një intervistë në News24 në emisionin ‘Kjo Javë’ u shpreh se i vetmi peng i saj mbetet djegia e mandateve.

Më tej ajo akuzoi kryeministrin Edi Rama se është kthyer në vasal të Serbisë.

“Peng më ka mbetur djegia e mandateve. Dëmi që i ka shkaktuar Shqipërisë, kosovarëve dhe gjithë kombit shqiptar është e madhe. I dhamë mundësi Ramës falë ligësisë e pabesisë të Bashës që të kapte të tëra pushtetet dhe ti përdorte për interes të dashnores së Rusisë në rajonin tonë. Rama nxiti ndarjen e Kosovës për interes të Vuçicit dhe Open Ballkan që kërkon të rrisë hegjemoninë e Serbisë ne Ballkan duke minuar integrimin europian”, tha ajo, duke shtuar: “E besoj këtë deklaratë është politikan që për çështje kombëtare shpesh i është quajtur pikë e dobët. Thonë pse u bë me PD në 209 nëse nuk do të bëhej do rrinim ambasadave për viza dhe do i hipnim gomoneve si sot. Në 2013 ishin 3 ligje që hapën rrugën për marrjen e statusit kandidat.

Ramës nuk i intereson hapja e negociatave. meta nuk bashkëpunon më me Ramë, mund të mos jetë çun modern të veshi çitjane si Rama por është patriot. Një nga arsyet për nervozizmin me ne si opozitë ishte bojkoti i zgjedhjeve dhe djegia e mandateve jo për pushtetin e opozitës por për dhënien ne mekanizmave Ramës që të vendoste në pozita të vështira Kosovën, ndryshimi i kufijve Open Ballkan dhe vendosjen e shtetit shqiptar në kompani serbe për Rusinë. Serbia do të mbetet dashnore e Rusisë, e cila kurrë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Rama përfitoi nga idjotësia ime dhe ligësia e Bashës që i dhamë armët të kryqëzonte Kosovën. Sot kemi një dominancë të Rusisë në rajon dhe Shqipëri. Rasti i reporterëve në Gramsh tregon sa këmbëkryq janë ulur jo vetëm rusët”.

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: