Kameruni dhe Serbia regjistruan barazimin me më shumë gola të Botërorit të Katarit, teksa u ndanë në barazim 3-3 mes tyre. Një pikë që vlen pak për synimin e kualifikimit, por që i mban në lojë në ndeshjet e treta në grup.

Ndeshja nis më mirë për serbët, teksa në minutën e 11-të godasin shtyllën me Mitrovic. Por Kameruni do të shënonte në minutën e 29-të, teksa Castelleto i harruar në shtyllën e dytë nuk e ka të vështirë të shtyjë topin në rrjetë.

Pastaj në fushë është vetëm Serbia. Pas disa tentativash, vjen përmbysja në kohën shtesë të fraksionit të parë. Fillimisht është Pavlovic që realizon me kokë, ndërsa dy minuta më pas Milinkovic-Savic me një goditje çon rezultatin në 1-2.

Serbia e nis mirë edhe pjesën e dytë, teksa Mitrovic në minutën e 53-të shënon edhe golin e tretë. U duk sikur ballkanasit e fituan ndeshjen, por Kameruni reagon shë shënon dy gola njëri pas tjetrit. Në minutën e 64-t do të ishte Aboubakar që do të ngushtonte në 2-3, me serbët që nuk aplikojnë mirë pozicionin jashtë loje.

Pak a shumë i njëjti skenar edhe në minutën e 66-të, kur Choupo-Moting merr një top të gjatë dhe pasi shmang edhe një mbrojtës, ia kalon topin sipër portierit serb. Serbia përpiqet në fund, por nuk ia del dot, të dyja skuadrat ndajnë nga një pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb