Napoli ka përfituar nga 2 pikët e lëna nga Juventusi në shtëpi për t’iu afruar më shumë kreut të renditjes. Djemtë e Carlo Ancelottit shpartalluan Udinezen në fushën e këtyre të fundit me rezultatin e pastër 0-3. Në këtë takim mbrojtësi kuqezi Elseid Hysaj luajti titullar për 90 minuta. Edhe pse jo në rolin e tij, Hysaj bëri një punë shumë të mirë edhe në krahun e majtë të mbrojtjes, duke krijuar një katërshe të pathyeshme, së bashku me Malcuit, Albiol dhe Koulibaly. Golat për Napolin u shënuan nga Fabian Ruiz, Mertens dhe Rog, duke i dhënë napolitanëve tre pikë të rëndësishme në një fushë të vështirë si ajo e Udinezes. Ky triumf e ngjit Napolin në kuotën e 21 pikëve, 4 më pak se Juventusi kryesues. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb