Derbi i kryeqytetit mes Lazios dhe Romës nuk solli fitues, me sfidën që përfundoi pa gola. Ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho festoi në minutë ne 13-të golin e Cristante, por nuk ishte e thënë që gëzimi të zgjaste shumë, pasi VAR e anuloi për pozicion jashtë loje.

Lacialët iu afruan shumë golit me Luis Alberton në mesin e fraksionit të parë, fati nuk ishte me spanjollin, me topin që u ndal vetëm nga shtylla. Në minutën e 44-të, Luis Alberto shpërdoroi një mundësi të artë, duke mos gjetur dot katërkëndëshin e mbrojtur nga Rui Patricio, edhe pse ishte shumë afër.

45 minutat e dyta, Roma qarkulloi topin, pa mundur dot të bëjë ndryshimin në sulm. Vetëm 8 minuta lojë për Elsi Hysaj, i cili u aktivizua në fund. Asnjë ndryshim rezultati deri në fund, me Sarrin dhe Mourinhon që shtrënguan duart në fund, në Stadio Olimpico (Rome).

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: