Nga Enrik Mehmeti
VLORË- Sistemi i kontrollit Tims ka sjellë përsëri probleme në portin e Vlorës duke lënë jashtë dyerve të terminalit me qindra pasagjerë.

Problemi është i përsëritur por fundjava ka shënuar dhe numrin më të madh të pasagjerëve që kërkojnë të udhëtojnë në drejtim të Italisë.

Për shkak të situatës problematike policia kufitare ka futur në funksion të pasagjerëve në momentin e funksionimit të sistemit, edhe pikat e kontrollit të automjeteve. Ndërkohë që kjo situatë e përsëritur vijon prej muajit gusht ku trageti niset me orë të tëra vonesë kryesisht për problemet me sistemin.

Funksionimi i sistemit është i rëndësishëm sepse bën identifikimin e personave me probleme me ligjin në të kaluarën, apo të shpallur në kërkim.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb