Pesë persona kanë humbur jetën përgjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut për shkak të koronavirusit.

Mësohet se janë regjistruar 125 pacientë të shëruar dhe 120 raste të reja. Mediat maqedonase shkruajnë se në Shkup ka 63 raste të reja dhe 83 pacientë të Shëruar, ndërsa në Tetovë 30 të shëruar dhe 14 raste të reja. Gostivari shënon 12 raste të reja dhe vetëm 2 të shëruar ndërsa në qytetet e tjera numri i të infektuarve është baras me të shëruarit.

Në Kumanovë dhe Dibër ka të infektuar, por nuk ka të shëruar. Dita e djeshme ka regjistruar probabilitetin më të ulët për muajin korrik, përkatësisht 9 për qind e mostrave të analizuar kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: