Teksa kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i PS-së, kishte njoftuar një mbledhje me socialistët dhe ministrat e tij në selinë rozë, duket se protestuesit i kanë prishur planet.
Këta të fundit bënë dje njoftim në protestë që të mblidheshin në orën 17:30 para selisë rozë dhe me vete të merrnin vezë dhe siç duket Rama dhe qeveria e tij është ‘trembur’ duke ndërruar kështu vendin se ku do të mbahej mbledhja.
Kështu, nuk është as Pallati i Brigadave dhe as selia rozë, por pikërisht te rezidenca qeveritare pranë Fshatit SOS, një vend ky i izoluar, për tiu paraprirë çdo situate.
