Trajneri i Barcelonës, Kike Setien, ka dalë në konferencën tradicionale në vigjilje të ndeshjes kundër Selta Vigos, ka folur dhe për luftën me Real Madridin, që mban kreun e tabelës pavarësisht se të dyja ekipet janë në të njëjtën kuotë pikësh.

“Na pret një ndeshje e vështirë në Vigo kundër një skuadre që mbrohet mirë dhe që në tre ndeshjet e fundit e ka mbajtur portën e paprekur. Por jam i bindur se edhe Real Madridi do të gabojë në ndonjë ndeshje dhe do të rreshtë së fituari. Ata po kalojnë një formë shumë të mirë por kam besim se do të gabojnë siç gabuam edhe ne. Të gjitha ndeshjet e mbetura janë të vështira, çdo gjë do të ndahet javën e fundit”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb