Kosova do të përballet sot me Austrinë. Sfida e orës 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” është vendimtare për dardanët në Ligën e Kombeve.

Kosova regjistron 3 pikë më pak se Austria pas tre raundesh dhe në shtëpi i bën punë vetëm fitorja. Trajneri Foda ka bërë zgjedhjet e tij teknike për listën me 23 lojtarë.

Avdyli, Kacuri dhe Jashari do të qëndrojnë në tribunë. Albian Hajdari është një mungesë e konfirmuar nga më parë për shkak dëmtimi.

Kujtojmë se Kosova barazoi në sfidën e fundit ndaj Izraelit. Foda provoi rotacionit, ndërsa ekipi nuk ia doli të shkonte te goli.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb